Rama: Qytetari ka Qeverinë për t’ia zgjidhur problemet

04 prill 2019 | 13:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur takimin e përjavshëm të “Bashkëqeverisjes”, ku disa qytetarë kanë prezantuar problemet e tyre të zgjidhura nëpërmjet platformës.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se çdo qytetar që ndeshet me një proces administrativ të pafavorshëm, t’i drejtohet platformës së “Bashkëqeverisjes”, për të zgjidhur problemin e tyre.

“Ata qytetarë që nuk gjejnë të drejtën e tyre, mjafton që t’i drejtohen platformës dhe skuadra është e gatshme, në kohë reale që të adresojë problemin dhe të japë zgjidhje. Nga ana tjetër kemi bërë një anketim Kombëtar, lidhur me perceptimin e publikut për shërbimet dhe me kënaqësi kemi konstatuar se ka përmirësim”.

“Pra përqindja e qytetarëve që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar, është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme në krahasim me një vit më parë. Në këtë përmirësim platforma e bashkëqeverisjes ka rolin e saj, sepse ushtron presion pozitë mbi administratën, të cilët kuptojnë se nuk bëhet shaka me të drejtën qytetarit. Sot qytetari nuk mbetet pa zgjidhje dhe mjafton t’i drejtohet platformës dhe ka qeverinë në dispozicion”, ka thënë Rama. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Prishtinë, është mbajtur takimi i radhës në mes…