Bruto Produkti Vendor shënoi rritje në Kosovë

04 prill 2019 | 14:31

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin katërt (TM4) 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

Sipas ASK-së, BPV-ja në TM4 të vitit 2018 shënon rritje reale për 3.8 për qind në krahasim me TM4 të vitit 2017.

“Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 32.2 për qind; furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtimi i mbeturinave 11.2 për qind; ndërtimtaria 6.5 për qind; tregtia me shumicë dhe pakicë 6.1 për qind; industria përpunuese 5.0 për qind; hotelet dhe restorantet me 4.8 për qind; bujqësia, gjuetia, pylltaria 1.7 për qind; afarizmi me pasuri të patundshme 1.4 për qind; transporti dhe magazinimi 1.0 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, rënie reale kishte në të dhënat e: industrisë nxjerrëse (-15.3 për qind); dhe administrimit publik (-0.1 për qind).

Kurse, BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e bruto kapitalit me 9.2 për qind; eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 7.2 për qind; importin e mallrave dhe shërbimeve me 4.4 për qind; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 2.3 për qind; shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 1.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë…