Lladrovci e Jashari përcjellin nga afër finalizimin e shtatoreve për sheshin e Drenasit (Foto)

04 prill 2019 | 16:40

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin, kanë vizituar atelienë e skulptorëve, Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramit, për të parë ecurinë e finalizimit të shtatoreve për sheshin e Drenasit.

“Shtatorja e Bacës Shaban, është në fillim të punës. Ne do të jemi afër, për të përcjellë këtë vepër madhështore, ashtu siç ishte Baca Shaban, i urtë, trim dhe heroik, sepse, rriti dhe edukoi bijtë e vet dhe familjen emblemë të kombit tonë. Po ashtu, morëm përshtypje të jashtëzakonshme për shtatoren e finalizuar të heroit Bedri Shala. Shtatoret e Rasim Kiçinës dhe Ilaz Kodrës, tashmë janë në proces të kthimit në bronz. Për çdo shtatore, familja konsultohet për çdo detaj duke marrë miratimin edhe finalizohet. Shtatoret e heronjve tanë, janë porosia jonë për brezat se sa e vlefshme është liria jonë, shteti ynë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, basketball court, shoes and outdoorImage may contain: 1 person, standing, shoes and outdoorImage may contain: one or more people and people standingImage may contain: 1 person, standingImage may contain: 2 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin…