Policia e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve (Emrat)

04 prill 2019 | 17:55

Me qëllim të dhënies së një impulsi të ri të punës së policisë shqiptare në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim të promovimit të punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e shefave të Komisariateve në rrethe.

Ndryshimet në polici dhe emrat:

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë, transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë në Vorë transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani shef njësie në Repartin Special “RESI” në Tiranë transferohet dhe emërohet shef i komisariatit të Policisë në Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani shef i Komisariatit të Policisë në Gramsh transferohet dhe emërohet shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë në Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë në Shijak transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani shef i Komisariatit të Policisë në Mat transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani shef i Komisariatit të Policisë në Peqin transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP në Berat transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP në Durrës transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani shef i Komisariatit të Policisë në Mirditë transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani shef i Komisariatit të Policisë në Skrapar transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë në Përmet. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e…