Gjendet një trup i pajetë në veri të Mitrovicës

04 prill 2019 | 18:15

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur të enjten në veri të Mitrovicës, konkretisht, afër lumit Ibër.

Lajmin e ka konfirmuar për “Express”, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Po është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore sot pranë lumit Ibër. Rrethanat nuk dihen ende, po pritet që në vend të ngjarjes të vjen mjekësia ligjore”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit pranë tij është gjetur një çakmak, një lugë dhe cigare.

Momentalisht nuk dihet identiteti i personit dhe mosha e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniele De Rossi duket se po e kalon stinorin e…