Kush hedh broshura dhe fletushka në kryeqytet do të dënohet me gjobë 90 euro

05 prill 2019 | 10:46

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet gjoba 90 euro.

“Me qëllim të ruajtjes së ambientit, që nga data 1 maj, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që shpërndanë fletushka/broshura nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj.

Gjoba mund të duket e vogël, por do të shqiptohet për secilin rast, secilin vend, dhe si rrjedhojë shumëfishohet. Ftojmë kompanitë që ta ndalin këtë lloj të marketingut, ashtu që nga 1 maji të mos evidentojmë asnjë fletushkë/broshurë të shpërndarë asisoj”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë motra e ish kryeministrit të Kosovës,…