Pacolli: BE-ja t’i ndalojë provokimet e Serbisë ndaj Kosovës

05 prill 2019 | 11:59

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për fyerjet që i janë bërë Kosovës në takimin e Samitit Digjital të mbajtur në Beograd.

Në një konferencë për medie Pacolli i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta ndalë Serbinë sa nuk është vonë.

Ai ka thënë se thirrjet shoviniste të Serbisë janë të turpshme dhe si të tilla janë të pa pranueshme aq më tepër në një ngjarje të organizuar nga Bashkimit Evropian.

“Serbia ka shkuar aq larg sa që në sy të Bashkimit Evropian dhe në evente të organizuara po nga BE-ja në kuadër të Samitit Digjital ka abuzuar me rolin e saj si nikoqir, duke organizuar thirrje publike shoviniste. Në një ngjarje të tillë para syve të botës, ata i marrin fjalën vendeve të përfaqësuara dhe moderatorit, duke ja kaluar fjalën njerëzve në publik, të cilët shajnë dhe e fyejnë Kosovën. Kjo është e turpshme, kjo duhet të ndalet, kjo tashmë ka kaluar çdo kufi, sidomos kur BE-ja është bartëse e këtij procesi. Kjo është monedha me të cilën Serbia e shpërblen përkrahjen që BE-ja po ja ofron Serbisë. BE-ja duhet ta ndalë Serbinë sa nuk është vonë”, ka deklaruar Pacolli në konferencën me gazetarë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Gotze thotë se gjithmonë synon sfida të reja dhe…