Sevilla vendos për blerjen e Silvas, Milani ‘lakmon’ Kjaerin

05 prill 2019 | 13:38

Pavarësisht se në pjesën e dytë të sezonit nuk është shfaqur në lartësinë e duhur, Sevilla duket se ka vendosur ta blejë kartonin e sulmuesit Andre Silva nga Milani.

Problemi i vetëm për spanjollët është çmimi i lartë i vendosur në marrëveshjen që dy klubet arritën kur sulmuesi u huazua në Spanjë. Andaluzët kërkojnë që ta ulin disi shumën prej 36 milionë eurosh të kërkuar nga Milani, ndërkohë që kuqezinjve nuk u shkon përshtat kjo lëvizje, pasi paratë që pritet të fitojnë nga shitja e portugezit ata do të kërkojnë t’i investojnë sërish në merkato.

Italianët janë të gatshëm që nëse Sevilla pranon të fusë në marrëveshje edhe mbrojtësin Simon Kjaer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës largohet nga konferenca ministrore për ‘Klimën në…