Iowa nderon konsullin e parë të përgjithshëm të Kosovës, Xhavit Gashin

05 prill 2019 | 14:22

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka bërë me dije se mbrëmë Iowa e ka nderuar konsullin e parë të përgjithshëm të Kosovës në këtë shtet mik, Xhavit Gashi.

Ajo ka treguar se pas 20 viteve shërbim, gjeneral Gashi ka vendosur të pensionohet.

“20 vite më parë, gjenerali Gashi ishte në male duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas luftës menjëherë vazhdoi angazhimin duke e përcjell hap pas hapi rrugën e gjatë të transformimit të ushtrisë tonë çlirimtare.  Pak njerëz arrijnë të takojnë heronjtë e tyre, e lëre më të kenë rastin të punojnë me ta. Unë kam pasur nderin të punojë me gjeneralin mbi për 4 vite. Pas 20 viteve shërbim, gjeneral Gashi ka vendosur të pensionohet. I dëshiroj çdo të mirë, Xhavitit dhe familjes”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në të njëjtën kohë me gjeneralin Gashi, pas 40 vitesh shërbim, gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas ka vendosur të pensionohet.

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku ka thënë se gjenerali Orr ka qenë shtylla kurrizore e raporteve mes Iowas dhe Kosovës.

“Gjenerali Orr me punën dhe angazhimin e tij la bërë që Kosova të njihet kudo në Iowa. Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohëse. Ju priftë e mbara”, ka theksuar ajo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten ka…