Seehofer kërkon gjykatë ndërkombëtare për luftëtarët e ISIS

05 prill 2019 | 14:53

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, ka deklaruar se është për krijimin e një gjykate speciale për luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), duke mbështetur një kërkesë nga kurdët në Siri, të cilët kanë kapur një numër të madh të këtyre luftëtarëve.

“Do të preferoja gjithnjë këtë në vend që të sillja luftëtarët e ISIS-it me shtetësi gjermane në Gjermani”, ka deklaruar ai në kuadër të një takimi të ministrave të Punëve të Brendshme të grupit të fuqive të mëdha të G7 të mbledhur në Paris.

Seehofer mbështeti një ide të formuluar nga kurdët e Sirisë, të cilët muajin e kaluar shpallën mundjen e Shtetit Islamik pas marrjes së bastionit të fundit të këtij grupi ekstremist në lindje të Sirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka reaguar…