Presidenti i Atleticos: Dua që Barça të fitojë Ligën e Kampionëve në stadiumin tonë

05 prill 2019 | 14:55

Barcelona dhe Atletico e Madridit do të ndeshen të shtunën për llogari të La Ligas. Në rast fitoreje të “Los Colchoneros” do të shkurtohej në pesë pikë diferenca me blaugranat e në të kundërt këto të fundit do të ishin një hap larg titullit. Skuadra e Simeones ka arritur të lërë pas rivalët e qytetit, Realin e Madridit, që renditen të tretët.

Në prag të kësaj super ndeshje ka folur presidenti i Atleticos, Enriko Cerezo, që lëshon një deklaratë të çuditshme. Kreu i klubit madrilen shpreson të shohë një ndeshje spektakolare të shtunën. Por fjalia që bie më shumë në sy tek deklarata e tij është së dëshiron që Barcelona të fitojë Championsin në “Wanda Metropolitano”, që është stadiumi i ri Atleticos, raporton ‘sportekspres’.

“Të shtunën dua të shoh një ndeshje me shumë gola, në mënyrë që tifozët të argëtohen sa më tepër. Do të doja që ta fitonte Barça Champions Ligën në stadiumin tonë”, thotë ndër të tjera Cerezo, që dëshmon marrëdhëniet e mira me klubin katalanas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, ka deklaruar…