Arrestohet babai i Messit në Rosario

05 prill 2019 | 15:00

Babai i yllit të Barcelonës, Lionel Messit, Horhe Messi është arrestuar të enjten mbrëma, pasi ka goditur me veturë një motoçiklistë.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në qytetin Santa Fe në Rosario, ku motoçiklisti është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e parë dhe për të matur shkallën e lëndimeve. Babai i kapitenit të Argjentinës është dërguar në paraburgim në një stacion në Rosario. Prokurori në detyrë duhet të shikojë mundësinë e hapjes së një veprimi kundër Jorge Messit, nëse lëndimet e pësuara nga i riu e kërkojnë atë. Në stacionin policor atij do t’i bëhen edhe testet e frymëmarrjes, për të matur alkoolin në trupin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Atletico e Madridit do të ndeshen të shtunën…