ShBA-ja rrit përpjekjet për sigurimin e paqes në Afganistan

05 prill 2019 | 16:03

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në bisedimet për paqe me talibanët në Afganistan, Zalmay Khalilzad, ka arritur të premten në Pakistan, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Shah Mehmood Qureshi, i cili ka përsëritur “përkushtimin” e vendit të tij për procesin e paqes.

Pakistani, të cilin Uashingtoni dhe Kabuli e akuzojnë për strehimin e udhëheqësve talibanë, shihet si lojtar kyç në sigurimin e një marrëveshjeje për paqe, e cila do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Khalilzadi do të mbajë takime edhe me udhëheqësit kryesorë civilë dhe ushtarakë të Pakistanit gjatë vizitës së tij.

Ai ka mbajtur disa raunde bisedimesh me talibanët në Katar.

Por, Qeveria në Afganistan është lënë jashtë tryezës së negociatave, pasi talibanët e cilësojnë atë si “kukull të ShBA-së” dhe refuzojnë të takohen me të.

Talibanët ka thënë se do t’i nisin negociatat me Qeverinë afgane pasi të arrihet pajtim për datën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Trupat amerikane kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001, disa javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk po shfaqet më fuqishëm në botën e muzikës “pop”,…