Europoli arreston 60 persona të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare

05 prill 2019 | 17:23

Gjashtëdhjetekatër (64) persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, me veprimtari në shtetet evropiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali janë arrestuar nga Europoli.

Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Në njoftim është thënë e mbi 60 persona janë arrestuar në mes të 3 dhe 5 prillit, ku në këtë operacion janë përfshirë mbi 600 agjentë të organizatës policore evropiane.

Ky operacion është ndërmarrë për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina dhe Bashkimi e kanë bërë një hap para për…