Haradinaj: I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete

05 prill 2019 | 17:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të rëndë lajmin për vdekjen e bashkëluftëtares së tij, Fetnete Ramosaj.

Ai ka thënë se Fetnetja ishte zëri i ushtrisë në luftë dhe penda e historisë sonë pas luftës.

“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëdhjetekatër (64) persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare,…