Veseli: U nda nga ne, Fetnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare

05 prill 2019 | 19:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Ramosaj, me rastin e vdekjes së familjares së tyre, ish-ushtares së UÇK-së Fetnete Ramosaj.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Fetnete Ramosaj ishte zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare.

“Fetnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare, u nda nga ne. Vetëm fizikisht, sepse në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tone”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 7 prill (e diel), në varrezat e Dëshmorëve në…