Ja kush është kreu i ri i Bankës Botërore!

06 prill 2019 | 22:42

David Malpass është zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump për kreun e Bankës Botërore.

Ai është aprovuar zyrtarisht për këtë rol dhe do të nisë detyrën me 9 prill. Malpass ka qenë më parë këshilltar ekonomik i presidentit amerikan, gjatë fushatës së vitit 2016.

Caktimi i tij ka tërhequr diskutime dhe disa shqetësohen se Malpass, një kritik i bankës, do të kërkojë të reduktojë rolin e saj.

Në të shkuarën ai e ka kritikuar Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për t’u bërë President i Bankës Botërore, Malpass fitoi aprovimin unanim nga bordet ekzekutive të institucionit, që ka 25 anëtarë.

Shtetet e Bashkuara mbajnë 16% të fuqisë votuese të bordit dhe tradicionalisht kanë zgjedhur liderin e Bankës Botërore. Malpass ka drejtuar një serë kompanish financiare derisa mori rol në Thesarin e Shtetit Amerikan në vitin 2017, si nënsekretar për çështjet ndërkombëtare, shkruan “scantv”.

Ai ka qenë pozicionuar kundër ndihmës që Banka Botërore i jep Kinës duke argumentuar se Kina është vend i pasur dhe nuk e meriton një ndihmë të tillë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale:…