Instituti EPIK: Kosova ka shënuar rënie të madhe të azilkërkuesve në BE

07 prill 2019 | 13:17

Instituti EPIK në publikimin e radhës ka trajtuar zhvillimet e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas studimit të fundit të këtij instituti, nga vendet e Ballkanit Perëndimor Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve në BE nga 72 480 në vitin 2015 në  4  970 në vitin 2018, rënie prej 93 për qind.

“Në këtë drejtim nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve nga 72 480 në vitin 2015, prej të cilëve 66 885 ishin azilkërkues për herë të parë në 4 970 në vitin 2018 prej të cilëve 3 300ishin azilkërkues për herë të parë -rënie prej 93%”, është thënë në komunikatën për medie të Institutit EPIK.

Më tutje është theksuar se në vitin 2018, Shqipëria dhe Serbia kanë qenë vendet me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 21 915 dhe respektivisht  me 6 145 azilkërkues prej tyre 19 045 dhe respektivisht 4 340 kanë qenë  azilkërkues për herë të parë.

/Epoka e re/ 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Si sot 80 vjet më parë, më…