Zjarr në një bllok pallatesh në Paris

07 prill 2019 | 13:27

Një zjarr i përmasave gjigante ka përfshirë një bllok apartamentesh në “zemër” të Parisit mbrëmjen e djeshme. Zjarri i beftë shpërtheu në një banesë në skajin verior të qytetit dhe më pas përfshiu rreth 27 apartamente.

Zëdhënësi i zjarrfikësve lokalë, Gabriel Plus tha se nuk ka viktima nga zjarri i së shtunës, ndërsa dhjetëra zjarrfikës ndërhynë me shpejtësi për t’i vendosur flakët nën kontroll.

“Ishte një shpërthim i madh. Ne ndjemë ndërtesën të dridhej, dhe menjëherë pamë flakët gjigante”, tha Mamadou, një qiramarrës i ndërtesës në bulevardin “MacDonald”.

Ky i fundit ka ikur menjëherë nga shtëpia e tij si dhjetëra fqinjë, familje të tëra, të frikësuara nga zjarri. “Të gjithë ikëm. Vetëm këtë mund të bënim”, shtoi ai./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nëse rizgjidhet kryeministër,…