Vendet e G7-s kërkojnë nga Kosova e Serbia angazhim dhe arritje të marrëveshjes

07 prill 2019 | 19:01

Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara në botë, anëtare të G 7-s, i kanë bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet midis tyre, nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative, në mënyrë që palët të kenë mundësi të përparojnë në rrugën e tyre evropiane”.

“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, është thënë në komunikatën e publikuar në fund të samitit të G7-s.

Shtatë vendet gjithashtu kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin, prosperitetin dhe perspektivën evropiane të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Ato kanë theksuar rëndësinë e avancimit të reformave të nevojshme të brendshme, veçanërisht në sundimin e ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kështu ka thënë…