Rita Ora ka arritur në Kosovë

08 prill 2019 | 19:39

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka arritur në Kosovë, në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Ajo para pak minutash ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rita javë më parë është bërë pjesë e një fushate në bashkëpunim me brendin e njohur “Escada”, ku për çdo produkt të shitur, një pjesë e parave do të shkojë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Për ndryshe, këngëtarja ka mbajtur koncert madhështor në Prishtinë më 17 shkurt 2018 me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.  /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të hënën me…