Hazardi vendosi fitoren e Chelseat

08 prill 2019 | 23:05

Golat e Eden Hazard kanë mjaftuar në triumfin e Chelseat që ka marrë tre pikët pas fitores 2-0 ndaj West Ham në derbin londinez.

Ishte një ndeshje argëtuese këtë mbrëmje të së hënës në ‘Stamford Bridge’ dhe në fund ‘Blutë’ kanë fituar me meritë.

Vendasit kanë krijuar shumë, por kanë qenë të pasaktë përpara portës kundërshtare. Gjithsesi, goli i belgut Hazard ishte një nga më të bukurit e sezonit dhe të karrierës së tij.

Numri 10 i Chelseat ka dribluar tre kundërshtarë përpara se të shënonte me shumë klas.

West Ham u mundua të reagonte në fund të takimit, por të besuarit e Sarrit e ruajtën avantazhin dhe shënuan golin e sigurisë në fund me Hazard duke marrë tre pikë jetësore në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Me këtë fitore, Chelsea është ngjitur në vend të tretë me një ndeshje më tepër se konkurrentët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet llogarisë së…