Arrestohet mesfushori i Chelseat

09 prill 2019 | 13:16

Mesfushori i Chelseat, Danny Drinkwater është arrestuar nga policia britanike, pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident në gjendje të dehur.

Sipas “The Sun” ka qenë në shoqërinë e avokates së njohur, Beth Mantel, me të cilën kanë qenë bashkë në një party. 29-vjeçari ka qenë në timonin e makinës së tij tip “Range Rover”, teksa ka përplasur një automjet “Skoda”, që drejtohej nga një 30-vjeçar.

Për fat të mirë nga ky aksident nuk pati të lënduar. Niveli i alkoolit të përdorur nga futbollisti i Chelseat ishte mbi normat e lejuara.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar qytetarët…