Pacolli: Të gjithë duhet të jemi krenarë me Kushtetutën tonë

09 prill 2019 | 13:46

Zëvendëskryeministri i parë dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, me rastin e 11-vjetorit të Kushtetutës, ka thënë se të gjithë duhet të jenë krenar me këtë dokument.

“Sot shënohet 11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të Republikës sonë. Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Të gjithë ne duhet të jemi krenarë me Kushtetutën tonë, e padyshim duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e saj në plotni. Urime!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10161508833550153/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar kalendarin…