Veseli: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes nga zyrtarët e Listës Serbe

09 prill 2019 | 15:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vlerësuar si të papranueshme gjuhën e urrejtjes të përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se deklarata e tilla kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.
Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin.
Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuçiqi.
Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent…