Reka: Statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni është i pazgjidhur

09 prill 2019 | 16:41

Në tubimin e radhës, kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka folur edhe për statusin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe statusin e gjuhës shqipe.

Reka në tubim me qytetarët në Tearcë ka folur për ngecjet dydekadëshe në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Konkretisht Reka ka përmendur statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe statusin e gjuhës shqipe.

Ai ka thënë se me zgjedhjen e tij president, në NATO-s e cila ka qenë bashkëhartuese e Marrëveshjes së Prespës do ta shtrojë pyetjen e aneksit për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Ndryshimet me Lgjin për përdorimin e gjuhëve, Reka i ka cilësuar vetëm ndryshime kozmetike.

“Ata që e bënë Marrëveshjen e Ohrit, nuk arrijnë t’i realizojnë as të drejtat që i garanton Marrëveshja e Ohrit. Aneksi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit për risocializimin as pas 18 vitesh nuk është zbatuar. Ligji për statusin e veteranëve të UÇK-së as nuk është proceduar. Një ligj tjetër i atyre që ishin kundër tyre, që nga viti 2008 është në fuqi”, ka thënë Reka. /Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…