Komuna e Meyrinit dhe e Malishevës zotohen për forcimin e bashkëpunimit

09 prill 2019 | 16:59

Ka përfunduar vizita e delegacionit të komunë së Meyrinit, të kantonit të Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafirë të komunës së Malishevës. Gjatë qëndrimit treditorë, ky delegacion ka vizituar dhe janë njohur me të vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet lokale të Malishevës.

Përfaqësuesit e dy komunave janë zotuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sidomos në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore.

Delegacioni i komunës së Meryinit ka vizituar shkollën “Emin Duraku” në Dragobil, shkollë e cila ishte përfituese e mjeteve të teknologjisë informative dhe inventarit shkollor, të cilat nga Meryini ishin sjellë në këtë shkollë falë kontributit të “Rrethit shqiptaro-meyrinas”, organizatë shqiptare, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm në Meyrin dhe në tërë kantonin e Gjenevës.

Më pas, ata kanë vizituar edhe Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, çerdhen, ujëvarat e Mirushës, stadiumin e qytetit, ku janë takuar edhe me futbollistët e klubit të qytetit, pishinat e në Banjë dhe është bërë një shëtitje nëpër qytetin e Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të martën një konferencë për medie…