Batatina: Tovërlanin do ta ftojmë në festën e titullit

09 prill 2019 | 17:11

Trajneri Afrim Tovërlani në emisionin “90 plus” ka përjashtuar Llapin nga gara për titull, pasi mendon se Feronikeli dhe Prishtina janë favorit absolut.

“Prishtina dhe Feronikeli janë skuadrat kryesore për titullin këtë sezon. Por, këto skuadra duhet të arsyetohen pasi janë më të shtrenjtat “, ka deklaruar Tovërlani.

Ish-trajnerit të Prishtinës, ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ky i fundit ka thënë se Llapi do të ftojë Tovërlanin në festën e titullit. “Nuk dua ta komentoj shumë sepse secili ka mendimin e tij, por këtë radhë ka gabuar sepse fusha do të dëshmojë se kush do të triumfojë. Në fund do ta ftojmë Afrimin në festë, sepse më duket se e ka origjinë nga Llapi. Do të jetë një sfidë jo e lehtë, por nuk kemi mundësi tjetër veç të japim maksimumin dhe të marrim tri pikë “, ka thënë Tovërlani.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 23 gola në 20 ndeshje, Cristiano Ronaldo ka realizuar…