![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/mandzukiq.jpeg)
Mandzukiqi i shpëton dënimit
09 prill 2019
| 17:35
Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit prodhoi një seri rastesh për tu diskutuar. Një prej tyre ishte dhe ai i minutës së 87-të kur Mario Mandzukiq godet Alessio Romagnoli sipas pamjeve filmike.
Episodi që nuk u pa nga VAR. “Gjesti nuk përmban karakteristika të sjelljes së dhunshme”, ka qenë deklarata e Gjykatës Sportive për rastin. Kroati nuk do të dënohet për atë rast.