Ky është moti për sot

10 prill 2019 | 08:17

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të enjten vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.

“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…