Bedri Istrefi: Do të jem zë i fuqishëm i konsumatorit

10 prill 2019 | 12:09

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, orën e parë të punës e ka filluar me punonjësit me nevoja të veçanta që përfaqësojnë një komunitet të dalluar punonjësish, të përkushtuar dhe në nivelin më të lartë të detyrës.

“U informova për së afërmi me kërkesat dhe nevojat e tyre, në mënyrë që t’u krijohet hapësirë dhe kushte të duhura për punë sa më frytdhënëse. Gjatë bashkëbisedimit me Agim Vatovcin, koordinator për përgjegjësi sociale në kompaninë tonë, mësova në të njëjtën kohë se këta punonjës janë gjithnjë të përpiktë dhe shumë të motivuar për t’u shërbyer konsumatorëve me profesionalizëm dhe seriozitet”, ka shkruar Istrefi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Bedri Istrefi

“Për këtë edhe vetë u binda, pasi takova secilin prej tyre nëpër ambientet e punës dhe sidomos mbeta i mahnitur me efikasitetin e treguar në Qendrën e Thirrjeve, ku gjithnjë kishte një përgjigje të shpejtë në telefonatën e konsumatorit”, ka thënë ai.

Istrefi ka theksuar se nga menaxherja e Qendrës së Thirrjes, Rajmonda Lepaja është njoftuar detajisht për raportin e pengesave teknike, për shërbimet e telefonisë fikse, internet dhe IPTV, në bazë të kategorive të trajtimit teknik, kategorive të shërbimit/produktit si dhe kërkesave dhe ankesave te parealizuara kur konsumatori ka thirrur më shumë se një herë në këtë qendër të thirrjeve.

Fotografia e Bedri Istrefi

“Për të përforcuar edhe më tepër mirësjelljen, përkushtimin dhe besnikërinë e konsumatorëve tanë, erdhëm në përfundim se jo vetëm kolegët tanë në Qendrën e Thirrjeve, por edhe unë bashkë me ta, duhet ta përcjellim dhe të jemi njëkohësisht zë i fuqishëm i çdo kërkese dhe i çdo shërbimi të kërkuar nga konsumatori ynë”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe 284 organizata joqeveritare…