Kryeparlamentari Veseli lanson bibliotekën digjitale të Kosovës

10 prill 2019 | 12:22

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka lansuar sot bibliotekën digjitale, duke theksuar se me këtë projekt do të përfitojnë të gjithë studentët dhe adhuruesit e librit.

Ai ka deklaruar se të rinjtë tanë janë gjeneratë e epokës digjitale, gjeneratë e inovacionit dhe dijes, që sjell zhvillim ekonomik.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes solemne të bibliotekës digjitale, e cila u bë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës, kryeparlamentari Veseli ka thënë se dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës, duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijes.

Ai ka thënë se lansimi i bibliotekës digjitale paraqet një lehtësi të madhe për studentët dhe libërdashësit, duke i bërë ata të barabartë me kolegët e tyre nëpër vendet e tjera, konform trendëve të zhvillimit teknologjik bashkëkohor.  “Sa herë vij në këtë ambient për mua është pjesë e emocioneve, pasi që e kujtoj herën e parë që kam ardhur këtu si 18-vjeçar, në ditën e parë të studimeve. Kemi kaluar momente gëzimi e sakrifice dhe këto emocione vetvetiu barten në pjesën e përgjegjësive institucionale që kemi sot”, ka theksuar Veseli.

Ndërsa,  Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.

Derisa drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, ka pohuar se biblioteka digjitale do shërbejë për ruajtjen e trashëgimisë së shkruar të bibliotekës kombëtare të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blej Dyshek Soft me 50% zbritje dhe përfito dhuratë dyshek…