Ndërroi jetë gjyqtari Shinasi Berisha

10 prill 2019 | 12:26

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare gjyqtari i futbollit në Kosovë, Shinasi Berisha. Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasanin nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.

Hasani ka ngushëlluar familjen Berisha, kurse ka thënë se Shinasi Berisha ka dhënë shumë për sportin e në veçanti futbollin e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e legjendës së referimit Shinasi Berisha, ndaj në emrin tim dhe gjyqtarëve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shime për shumë vite u dallua si punëtor i madh dhe si gjyqtar dhe analist i referimit. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë familjes së Shinasisë, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur të tyre”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka…