Eto’o: Barcelona fitonte nga unë, jo nga Messi

10 prill 2019 | 17:13

Në vitin 2009, Barcelona fitoi tripletën e famshme me një super ekip dhe një futboll, që u admirua jo nga pak tifozë. Sulmi i katalanasve në atë kohë ishte vrastar, pasi përbëhej nga Messi, Henry dhe Eto’o. Pikërisht ky i fundit u shit në fund të sezonit dhe në vendin e tij erdhi Ibrahimoviq. Kësaj periudhe i është kthyer në kohë, kamerunasi, i cili ka dhënë një intervistë te “Bein Sports”.

Barcelona Argentinian Leo Messi and Came

“Guardiola ka kaluar një jetë te Barcelona, por gjatë kohës që unë isha atje ai nuk kishte kuptuar asgjë. Nuk dinte jetën brenda grupit të futbollistëve. I kam thënë atij, se do më kërkosh falje, pasi unë e bëja Barcelonën të fitonte dhe jo Messi. Barcelona ka fituar nga unë dhe Pep duhet të më kërkonte falje”, ka deklaruar Eto’o.

“Situata kjo ishte në atë kohë, Messi do të bëhej më i miri më vonë, por ajo ishte koha ime, mund të pyesni për këtë Xavin, Iniestën apo të tjerët”, ka shtuar Eto’o.

Deklarata këto që mund t’i japin dhe të drejtë Eto’osë, pasi atë vit që u largua nga Barcelona, fitoi tripletën me Interin. Pra ai ishte futbollisti i vetëm, i cili fitoi dy tripleta si lojtar në dy sezone radhazi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se…