Kosova organizatore e punëtorisë rajonale “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë”

10 prill 2019 | 18:01

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Aviacionit Civil, Eset Berisha në hapjen e punëtorisë rajonale për “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë” ka përshëndetur pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në këtë punëtori dyditore e cila është organizuar nga AAC-ja në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e përkrahur nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX).

Drejtori Berisha, ka theksuar rëndësinë e kësaj punëtorie të organizuar në Kosovë, duke e dhënë një vështrim të shkurtër për fillet e aviacionit civil në vendin tonë dhe rezultatet e arritura nga AAC-ja e AShNA deri më sot.

Ai ka thënë se “në fillimin e punës tonë ne nuk kishim njohuri por kishim vullnetin dhe dëshirën për të mësuar, tani kemi njohuri por edhe vullnet për të mësuar edhe më shumë”.

Berisha ka theksuar se angazhimet dhe punëtoritë e tilla do të ndihmojnë që bashkëpunimi jonë ndër-rajonal të ofroj mundësi për zhvillim edhe më të mirë aviacionin civil.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet përballja e parë çerekfinale në mes Ajaxit dhe…