![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/rahovec-5.jpg)
Fillon pastrimi i hyrje daljeve të qytetit të Rahovecit
29 janar 2018
| 14:19
Komuna e Rahovecit ka filluar realizimin e projektit për pastrimin e hyrje daljeve të qytetit të Rahovecit.
Po ashtu, pastrimi do të bëhet edhe i rrugëve që përshkojnë edhe rrugët rajonale.
Realizimi i këtij projekti, i cili ka të bëjë me pastrimin e hyrje daljeve të qytetit të Rahovecit është bërë i mundur në mes të dy drejtorive, asaj për Shërbime Publike dhe Drejtorisë për Punë Inspektuese dhe në bashkëpunim të plotë me kompaninë “Ambienti” si pjesë e kompanisë regjionale “Eko-Regjioni”.