Limaj: Rënia e Agim Ramadanit 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në

11 prill 2019 | 12:44

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së heroit të Kombit, Agim Ramadani.

“Sot kujtojmë me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares, luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana. Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka shkruar zëvendëskryeministri Limaj.

https://www.facebook.com/fatmirlimajofficial.ks/photos/a.1110799072419690/1228738830625713/?type=3&eid=ARD-pbmBf0Zm-CeoZoyQ3vXDQJrSBgcPABJMUXtZJl6edviQ1tblwdsIQ2bY5Qa7BHYsOsE8rduMZ3T6&__xts__%5B0%5D=68.ARCCYeIjrgG0BT08rlFry-XoL5IbrYRlQm7g8KW8XSCzeSrBeFZrMxh2MG7kEosJRJkLag4j7wtEfuH9h2r2BsrrTGUkIjK5jxO-lI603KW_JsWC5TDFv2wWKo1vTTD9dN_NnjEowwNcxTi8hrxnDNQ6Yo6UfPFwulLsTLvc7xjos1M3apDnCf5fK_rIhqOV-ptU-M5Yfv6o51wOsqfj_Lu7ET4IZGNIUC6k0sCejRPfJb0C7X3IObOCA1B3qDkBrewDyXHFW2yp3rCuFRydlOWgYB8v6EuY13ps9uc1TpFcntXYPo1bNv1007Y0Te-H_n0UwiFzYY4dVTOcULA5DJ77kmr6PHr8VGoS11__ZWsrBX9SS9kJt6kuyA&__tn__=EHH-R

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe…