Eurodeputeti Flenckenstein: Dita e liberalizimit të vizave është afër

11 prill 2019 | 13:52

Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Knut Flenckenstein, ka thënë se duhet më shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në konferencën e Iniciativës së Dimensionit Social (IDS) për Ballkanin Perëndimor: “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve te BE-së”, ka thënë se Parlamenti Evropian është në anën e Kosovës dhe se ata po i bëjnë institucioneve të tjera të BE-së që ta shtyjnë përpara këtë çështje.

“Në Kosovë kemi hedhur një hap më tej se sa në vendet tjera. E di që ju duhet shumë durim për procesin e liberalizimit të vizave, por PE-ja për herë të dytë ka dhënë një votë për dhe ndihemi të turpëruar që Këshilli ka shtyrë këtë çështje. Ne jemi në anën tuaj dhe po i bëjmë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje, sepse ju e meritoni këtë ditë dhe kjo ditë është afër”, ka thënë Flenckensteini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka autorizuar Ministrinë e…