Koreja e Jugut shpall abortin antikushtetues

11 prill 2019 | 14:12

Ndalimi i abortit në Korenë e Jugut u shpall jokushtetues me vendim të gjykatës.

Gjykata Kushtetuese e këtij vendi urdhëroi të enjten që ligji të rishikohet deri në fund të vitit 2020.

Me ndalesën e vitit 1953, gratë jugkoreane që abortojnë, mund të gjobiten dhe burgosen, përveç rasteve të përdhunimit ose rrezikut për shëndetin e tyre.

Koreja e Jugut është një nga vendet e pakta të zhvilluara që kriminalizon abortin.

Korrespondentët kanë thënë se shqyrtimi i ndalesës së abortit është shtyrë nga një lëvizje gjithnjë në rritje për të drejtat e grave në këtë vend. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, në një intervistë…