Më 18 prill në Kaçanik do të improvizohet një situatë e tërmeteve

11 prill 2019 | 16:00

Përfaqësues të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, të kryesuar nga Muhamet Imeraj, kanë vizituar komunën e Kaçanikut.

Gjatë takimit me zyrtarët e kësaj komune, përfaqësuesit Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave kanë bërë me dije se ka filluar projekti i vetëdijesimit të nxënësve në situate të tërmeteve.

Po ashtu, është bërë me dije se më 18 prill një kamion mobil do të jetë i vendosur në shkollën e mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” për të improvizuar situata të tërmeteve dhe masat mbrojtëse që do të duhet të ndërmerren.

Përfaqësuesit e komunës së Kaçanikut, Zahir Doda, drejtor për Arsim dhe Kulturë, si dhe Ramadush Osmani, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në këtë aktivitet, duke e konsideruar si mjaft të nevojshëm për nxënësit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja ruse, Daria Radionova njihet për pasionin e saj për…