Komuna e Prishtinës prezanton shërbimin e ri elektronik

11 prill 2019 | 16:08

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, dhe Paul Vaca, drejtor i Zyrës për politika në USAID, kanë prezantuar shërbimin e ri elektronik “Certifikata e pronës (Fleta Poseduese) në e-kiosk”.

Prej tani në e-kiosqet në dy ndërtesat e komunës dhe në zyrën e gjendjes civile në Ulpianë, përveç dokumenteve të gjendjes civile, qytetarët do të mund t’i marrin edhe certifikatat e pronës (fletët poseduese) me çmimin e njëjtë sikurse në sportel.

“Këtë shërbim do të mund ta marrin të gjithë qytetarët që nuk kanë konteste dhe që borxhin e tatimit në pronë e kanë nën 100 euro. Jemi duke shqyrtuar mundësinë për përfshirjen edhe të dy shërbimeve të reja dhe rritjen e numrit të aparateve të e-kioskut nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime të shpejta, cilësore dhe të besueshme”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, duke…