Komuna e Skenderajt ndan 164 bursa për studentë të dalluar

11 prill 2019 | 17:29

Komisioni përzgjedhjes në Komunën e Skenderaj ka përzgjedhur 164 studentë të kësaj komune për bursa studentore, të cilat do t’i ndajë komuna e drejtuar nga Bekim Jashari në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë.

Secili student do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 euro. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 82 mijë euro, prej të cilave 50 mijë euro janë ndarë nga buxheti i komunës së Skenderajt, kurse 32 mijë euro janë ndarë firmat që operojnë në këtë komunë.

Ceremonia për ndarjen e këtyre bursave do të bëhet nesër (e shtunë) në orën 13:00, në amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, ka pritur në…