Ministri Ismaili premton mbi 52 milionë euro investime për të gjitha spitalet e Kosovës

12 prill 2019 | 11:39

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore.

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, ka bërë me dije se do të investohen 52.6 milionë euro për të gjitha spitalet në vend.

“Në mungesë të pajisjeve edhe pse kanë pasur kapacitet, qytetarët e Kosovës janë detyruar të kërkojnë shërim në vende tjera. Do vazhdojmë me pajisje të reja në sistemin shëndetësor të Kosovës”.

“Do t’i shohim mangësitë në vendin tonë. Parashihen 52.6 milionë euro, 26 milionë euro për spitale dhe 26 milionë euro për QKUK-në që do të mundohemi ta kryejmë brenda 2 dhe 5 viteve”, raporton “EO”.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se janë të interesuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian West ka thënë se po studion që të…