Pacolli: Procesi i Berlinit po lehtëson marrëdhëniet mes shteteve në Ballkan

12 prill 2019 | 18:14

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar se procesi i Berlinit është një nismë e rëndësishme që po ndihmon gjithë rajonin në vendosjen e lidhjeve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha lehtësimin e marrëdhënieve në Ballkan.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është pjesë e pandashme e këtij procesi dhe se po ecë me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje paqësore.

Postimi i plotë e Pacollit:

Dialogu me Serbinë është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje për shtetet e popujt tanë dhe për të ecur në rrugët tona respektive drejt integrimeve evropiane.
Dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj por për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe hapjes së rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.
E kam vlerësuar në drekën e përbashkët të punës me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Gjermanisë e Polonisë si bashkorganizatore të takimit në Varshavë në kuadër të Procesit të Berlinit se bashkëpunimi rajonal është thelbi i ecjes përpara dhe ky bashkëpunim duhet të mbështetet në marrëveshje, dialog dhe në zgjidhje paqësore. Procesi i Berlinit është një nismë e rëndësishme që po ndihmon gjithë rajonin në vendosjen e lidhjeve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha lehtësimin e marrëdhënieve tona në Ballkan e përmirësimin e tyre.
Kosova është pjesë e pandashme e këtij procesi dhe ne po ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje paqësore. Keqpërdorimi që po bënë Serbia duke manipuluar me procesin e dialogut po dëmton perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kosovë i ka kërkuar…