Mungesa e infermierëve nuk plotësohet as me konkurs

13 prill 2019 | 10:22

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi ka pasur mungesë të stafit të mesëm, përkatësisht të infermierëve.

Ky institucion, si qendër terciare referente për tërë Kosovën, ka gjithsej 1900 infermierë të profileve të ndryshme, por që si numër, del të jetë i pamjaftueshëm. Si pasojë, edhe cilësia e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar ndër vite.

Përpos numrit të vogël të infermierëve në këtë institucion, sistemi shëndetësor në Kosovë është ballafaquar edhe me ikjen e stafit për në vendet e Bashkimit Evropian, për kushte pune dhe paga më të mira sesa në Kosovë. Aktualisht, infermierët në Kosovë për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro në muaj, raporton “Rel”.

Mirëpo, me gjithë kushtet më të mira jashtë Kosovës, një konkurs i shpallur së fundit nga Qendra Klinike për pranimin e 100 infermierëve të rinj, ka treguar se ka shumë të interesuar të punojnë aty, ngaqë numri i atyre që kanë konkurruar, ka qenë me mijëra sosh.

Njëra prej tyre është Arta Cufaj, e cila thotë se ka disa vjet që ka mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë, por nuk po mund të gjejë një vend pune si infermiere. Megjithatë, ajo është pesimiste se edhe këtë herë do të mund të pranohet për shkak të konkurrencës së madhe.

Sipas zyrtarëve të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, ka indikacione që mijëra infermierë nga Kosova, për pesë vjetët e ardhshme mund ta lëshojnë vendin, pasi që tashmë kanë lidhur kontrata me shtetin gjerman për të punuar atje në këtë profesion.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/mungesa-e-infermiereve-nuk-plotesohet-as-me-konkurs-/29877821.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi,…