OVLUÇK-ja: Janë dërguar në burg Nexhat e Fadil Demaku dhe janë arrestuar tre vëllezërit Demaj

13 prill 2019 | 23:54

Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, janë dërguar në burg për vuajtje dënimi të dënuar në rastin “Drenica 2”.

Veç vëllezërve Demaku këtë të shtunë, si kërkesë e panelit gjyqësor të EULEX-it, ka pasur edhe arrestime të reja.

Sipas OVL e UÇK-së, të arrestuarit e sotëm janë vëllezërit Driton, Agim dhe Selman Demaj. Këta të fundit kërkohet që të paraqiten në burgun e Dubravës pasi janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Demaj dhe pas shkuarjes në vuajtje të dënimit të vëllezërve Demaku.

“Na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e dënohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt me një ceremoni solemne që u mbajt…