Barzagli konfirmon pensionimin

14 prill 2019 | 13:34

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka njoftuar se në fund të këtij edicioni do të mbyll karrierën si lojtar.

Në mediet italianë kanë qarkulluar zërat se mbrojtësi do të bëhet pjesë në stafin e trajnerit aktual, por Barzagli nuk ka dhënë ndonjë detaj për të ardhmen.

“Kam pasur disa dëmtime dhe më duhet të marr një vendim, por duke kaluar nga një ndeshje të tjera, më ka munguar koha të mendoj për vete. Sidoqoftë, tashmë e kam vendosur: në fund të këtij sezoni do të mbyll karrierën si lojtar. Më duhet të kuptoj ende se çfarë dua të bëj, por bota e futbollit më tërheq shumë”, ka thënë Barzagli.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur dje…