Hoxhaj: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme qendrore dhe lokale

14 prill 2019 | 13:53

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë duke krijuar sinergji të re në mes të vizionit të ri dhe platformës zhvillimore për punësim, edukim dhe mbrojtje shëndetësore.

Hoxhaj gjatë Kuvendit zgjedhor në të PDK-së në Therandë, ka thënë se me strukturën e re udhëheqëse kjo parti t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme qendrore dhe lokale.

“Pjesëmarrje e madhe në kuvendin zgjedhor të PDK-së në Therandë. Këto zgjedhje duhet krijuar sinergji të re në mes të vizionit të ri dhe platformës zhvillimore për punësim, edukim dhe mbrojtje shëndetësore, si dhe strukturës së re e cila do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme qendrore dhe lokale.

“Deri më tani Partia Demokratike e Kosovës ka pasur strukturën më të mirë organizative në Kosovë. Por, me Dekadën e Re synojmë që ta bëjmë PDK-në edhe më të madhe e Kosovën më të fortë, të zhvilluar dhe më evropiane. Forca e PDK-së është anëtari, aktivisti, përkrahësi, qytetari, dhe këtë e dëshmon pjesëmarrja masive në zgjedhjet e brendshme”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 7 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 1 person, crowd and indoorImage may contain: 6 people, people sittingImage may contain: one or more people and indoorImage may contain: 7 people, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka bërë një bilanc mbi…