Ish-kapiteni i Barçës: Messi është më i mirë se Pele dhe Di Stefano

16 prill 2019 | 15:24

Emri i Lionel Messit përmendet mjaft shpesh në debatet për futbollistin më të mirë të gjithë kohëve.

Ish-kapiteni i Barcelonës, Josep Maria Fuste, beson se argjentinasi Lionel Messi, është më e mirë sesa disa legjenda të tjerë, si Pele e Alfredo Di Stefano, kur vjen fjala te debati për më të mirin e të gjitha kohëve.

“Asnjëherë nuk kam parë ndonjë futbollist më të mirë se Messi”, ka thënë Fuste për radio Marca.

“Gjithmonë kam menduar se Pele dhe Alfredo di Stefano e kishin ngritur standardin në futboll, mirëpo mendoj se Messi është edhe më i mirë sesa këta të dy”.

Deri më tani, Messi i ka bërë 807 paraqitje si futbollist profesionist, gjatë të cilave i ka shënuar 660 gola dhe i ka bërë 270 asiste.

Ndërsa, gjatë karrierës së tij, Messi i ka fituar tetë tituj të La ligës, gjashtë tituj të Kupës së Mbretit, gjashtë tituj të Superkupës së Spanjës, katër tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Superkupës së Evropës dhe tre tituj të Kupës së Botës për Klube.

Fuste, i cili e kishte fituar tri herë titullin e Kupës së Mbretit me katalonasit, është duke e pritur i emocionuar ndeshjen kthyese me Manchester Unitedin në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet sonte. “Në këtë skuadër të Barcelonës ka shumë lojtarë që mund të luajnë. Ata që janë titullarë janë shumë të mirë, por ka lojtarë të mirë edhe në stol, të cilët duhet të përshtaten me stilin e lojës”, shtoi Fuste.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotot e mëngjesit i treguan më të plota pasojat e…