![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/Notre-Dame-1.jpg)
Qeveria e Kosovës pritet të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame
17 prill 2019
| 13:24
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ka treguar se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame, e cila u dogj dy ditë më parë.
Deri më tani, për rindërtimin e kësaj katedrale janë mbledhur rreth 1 miliard euro nga donatorë të ndryshëm.
/Epoka e re/